Konsultor fëmijësh në Astir/ Manastirliu: Virusi nuk shkon me pushime, lufta s’ka mbaruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konsultor fëmijësh në Astir/ Manastirliu: Virusi nuk shkon me pushime, lufta s’ka mbaruar

Ministrja e  Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale teksa inspektoi nga afër qendrën e re Shëndetësore në lagjen 14, Kashar bashkë me Veliajn,  tha se puna do të vijojë për transformimin e shërbimit parësor, edhe pas rehabilitimin të 300 qendrave.

 

“Kjo është një punë që do të vazhdojë, nuk përfunduam me 300 qendrat shëndetësore që rehabilituam në të gjithë vendin. Ne do të vijojmë që në fokus të programit tonë dhe në kuadër të strategjisë tonë të kujdesit parësor, infrastruktura e të gjithë qendrave të vijojë, jo vetëm infrastruktura, por edhe paketa e plotë e shërbimeve”, tha Manastirliu.

 

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë tha se qendra e re shëndetësore në Kashar do të ofrojë edhe shërbimin e konsultorit për fëmijët e zonës së Astirit në Tiranë, shërbim i munguar prej vitesh.

 

Duke folur për situatën e COVID19, Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar bashkëkupinim e qytetarëve. “Lufta nuk ka mbaruar, virusi nuk shkon me pushime, ndaj kërkohet një angazhim maksimal i të gjithë qytetarëve sepse në fund të ditës kjo luftë kërkon shumë solidaritet dhe sigurisht ne nëpërmjet zinxhirit të solidaritetit do të mund të thyejmë zinxhirin e infektimit që krijon ky virus. Dhe patjetër që kjo bëhet në sajë të bashkëpunimit të qytetarëve dhe strukturave shëndetësore”, apeloi Manastirliu.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy