Kontrolle me dronë e radarë/ Shoferi i nxjerr 10 mijë lekëshin policit, por e pëson keq

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle me dronë e radarë/ Shoferi i nxjerr 10 mijë lekëshin policit, por e pëson keq

23 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia rrugore.

 

Konkretisht, një 35-vjeçar nga Berati me iniciale E. Ç., 35 vjeç, u kap nga efektivët në aksin rrugor Berat-Poliçan, duke drejtuar në gjendje të dehur minibusin me pasagjerë.

 

Advertisement

Ai u ndëshkua me 15.000 lekë të rinj gjobë dhe pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj.

 

“Në Tiranë, shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë arrestuar në  flagrancë  shtetasin  R. A., 52 vjeç, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l dhe kryente manovra të rrezikshme në  rrugë. Gjatë verifikimit rezultoi se automjeti me targa angleze ishte në emër të një shtetasi tjetër dhe ishte jashtë afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ndaj 52-vjeçarit, i cili ishte me leje drejtimi të falsifikuar, u mor masë administrative 50.000 lekë të rinj, si dhe iu konfiskua automjeti. Po në Tiranë u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.47 mg/l, në rrugën e Shkozës. Drejtuesi është ndëshkuar me masë administrative 27.000 mijë lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit 20 muaj dhe zbritje 8 pikë nga patenta.  Në Spille, Kavajë, është arrestuar A. B., 50 vjeç, pasi kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në matjen e parë në masën 1.31 mg/l dhe në matjen e dytë në masën 1.29 mg/l. Ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë të rinj, pezullim për 15 muaj të lejes së drejtimit dhe zbritje 8 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

 

Advertisement

Po ashtu, në pranga përfunduan edhe 5 shoferë, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë, duke iu ofruar nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.

 

Nga ana tjetër, në total, janë gjobitur 2032 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 39 leje drejtimi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy