Kontrolle në plazhet e Shëngjinit/ Gjobiten pronarët e 9 mjeteve lundruese. Problem muzika e lartë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle në plazhet e Shëngjinit/ Gjobiten pronarët e 9 mjeteve lundruese. Problem muzika e lartë

Ndërsa sezonin turistik veror është në kulmin e tij, policia kufitare në Shëngjin ka bllokuar dhe ndëshkuar me gjoba pronarët e 9 mjeteve lundruese, për mungesë dokumentacioni.

 

Shefi i Stacionit të Kufirit në Shëngjin , Emiliano Resulaj bëri të ditur se 9 qytetarë janë penalizuar deri tani për thyerje të rreguallave detare duke marr masë administrative deri në bllokim te mjetit lundrues.

 

Advertisement

Gjatë sezonit veror në plazhet e Lezhës problem mbetet muzika e lartë.

 

Zëvendës Shefi i Komisariatit Lezhë Pashk Pervata thotë se janë verejtur disa raste të abuzimeve me muzikën. Por sipas tij, ende nuk ka një bashkepunim të plote me institucionet që bëjnë certifikimin e ambjenteve që gjenerojnë muzikë.

 

Advertisement

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja fatale për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik, por në plazhët e Lezhës fatmirësisht deri më tani nuk ka patur raste të tilla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy