minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kontrolle për parandalimin e gjuetisë në Librazhd, kapen tre persona me armë gjahu - Struga.info


Kontrolle për parandalimin e gjuetisë në Librazhd, kapen tre persona me armë gjahu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kontrolle për parandalimin e gjuetisë në Librazhd, kapen tre persona me armë gjahu

Shërbimet e Policisë së Librazhdit kanë parandaluar një rast të gjuetisë së paligjshme në zonën e mbrojtur “Parku Kombëtar i Shebenikut”. Tre shtetas janë kapur në flagrancë me armë gjahu dhe janë proceduar penalisht.

Gjatë kontrollit në fshatin Stërblevë, në rrugën që çon në park, policia gjeti në një automjet tip “Suzuki” 3 armë gjahu me leje dhe 2 gjerdanë me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Prokuroria e Elbasanit ka nisur procedim penal për shtetasit O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të gjithë banues në Elbasan, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Shërbimet e Policisë theksojnë rëndësinë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e veprimtarive të paligjshme në zonat e mbrojtura.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy