Korça e mbushur me vizitorë/ Hotelet dhe restorantet plot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korça e mbushur me vizitorë/ Hotelet dhe restorantet plot

Kjo fundjavë që lamë pas riktheu entuziazmin e para pandemisë, kryesisht në Korçë, në destinacionin e preferuar të shqiptarëve gjatë dimrit.
Edhe pse masat kufizuese janë në fuqi e muzika ndërpritet në orën 20.00, ndërsa restorantet duhet të mbyllen në orën 22.00, hotelet në fshatrat turistikë të Korçës ishin plot me pushues.

 

“Fundjavën e kaluar ne kemi pasur një fluks shumë të madh, të gjitha dhomat në hotel ishin të zëna dhe kishim shumë kërkesa.”

Situata duket se do të vijojë edhe për dy fundjavat e ardhshme, pasi operatorët turistikë të këtij qyteti thonë se ka patur prenontime për festën e Krishtlindjes si dhe për Vitin e Ri.

Advertisement

 

-Më duhet një vend për Krishtlindje…

-Jeni pak vonë sepse për Krishtlindje nuk disponojmë asnjë vend të lirë.

-Të njëjtën përgjigje marr edhe nëse kërkoj një vend për Vitin e Ri?

Advertisement

-Fatkeqësisht po.

 

Por ndryshe nga qyteti juglindor, në Tiranë situata duket më e vakët. Hotelet dhe restorantet janë ende të paqarta nëse duhet të ofrojnë paketa festive apo jo?

Për hotelet e mëdha, restortantet e mëdha, quhet i humbur ky vit sepse nuk ka asnjë mundësi që ti t’i ofrosh atij një darkë ndryshe nga ajo që mund të konsumojë në shtëpi. Qytetet kryesore, Tirana e të tjera, nuk kanë bërë efekte për këtë punë. Druhen nga kontrollet, vetë urdhëresa nuk është shumë e qartë.

Advertisement

Shoqata e turizmit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë një interpretim të masave kufizuese, nëse preken apo jo hotelet por nuk ka një përgjigje prej tyre.

 

Bëhet fjalë për të mbyllur baret dhe restorantet, por nuk bëhet fjalë për hotelet. Ato kanë qenë të hapura edhe në periudhën e bllokimit total.

Si dhe gjatë periudhës së verës, edhe këtë sezon dimëror kosovarët mbeten turistët më të shpeshtë në Tiranë, pasi qeveria e Kosovës aplikon masa më të shtrënguara për parandalimin e infeksionit.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy