
Korça është e gjitha e rezervuar për festat e fundvitit. Operatorët turistikë tregojnë se kërkesat në sektorin e hoteleri-turizmit kanë nisur prej muajit Tetor dhe brenda pak kohësh janë mbyllur, pasi interesi për juglindjen ka qënë shumë i madh.
“Ne i kemi mbyllur gjithë rezervimet e fundvitit, duke filluar nga festat e Nëntorit po ashtu dhe viti i ri e krishtlindjet. I gjithë hoteli me kapacitet prej 35 dhomash i gjithi i rezervuar. Pjesa më e madhe janë turistë vendas por ka e të huaj”, tha Maria Vani, menaxhere.
“Datat festive po afrojnë dhe kërkesat kanë qenë të larta nga turistët vendas e nga rajoni. Rezervimet kane nisur prej muajit Tetor dhe muaji nëntor ka patur interes shumë të lartë. Këto datat janë te ezauruara për ne, mirëpresim gjithë turistët. Pjesa më e madhe është nga tregu vendas por nuk mungojnë as turistët e huaj”, u shpreh Klaus Pronjari, menaxher.
Bashkia e Korçës nga ana tjetër ka planifikuar një kalendar festiv, me aktivitete kulturore dhe koncerte të ndryshme në pedonale, Pazarin e Vjetër dhe fshatrat turistik të Voskopojës, Dardhës e Boboshticës./vizionplus.tv