Korçë/ Policia gjobit bizneset që nuk respektojnë masat kufizuese COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Policia gjobit bizneset që nuk respektojnë masat kufizuese COVID-19

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19 në Korçë.

 

Nga kontrollet e kryera në terren, janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjoba 4 biznese në qytetin e Korçës. Këto subjekte janë gobitur në masën një milion lekë.

 

Advertisement

DVP Korçë

Vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Evidentohen dhe ndëshkohen 4 subjekte në qytetin e Korçës, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e tyre në kundërshtim me Aktin Normativ.

Advertisement

 

Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë vijuar me kontrollet e ushtruara në subjekte të ndryshme, për të monitoruar protokollet e sigurisë dhe zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar të hapur dhe duke ushtruar aktivitetin në shkelje të fashës orare, katër subjekte private konkretisht:

Advertisement

Në lagjen nr. 5, Korçë, u konstatuan ambienti bar-restorant me administrator shtetasin M. K. dhe një ambient tjetër lokal me pronar shtetasin E. L.

Në lagjen nr. 4., u konstatua i hapur lokali me administrator shtetasin E. B. dhe gjithashtu në lagjen nr. 7, ambienti bar-restorant me administrator shtetasin J. L.

Ndaj subjekteve të lartpërmendura, shërbimet e policisë kanë plotësuar aktet e konstatimeve përkatëse, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy