Korçë/ Prej dy ditësh, mijëra familje pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korçë/ Prej dy ditësh, mijëra familje pa energji elektrike

Mijëra familje në qarkun e Korçës prej 2 ditësh dhe 2 netësh janë pa energji elektrike. Sipas të dhënave nga OSHEE ka pasur rrëzime shtyllash dhe këputje telash si pasojë e erës së fortë dhe dëborës.

 

Sipas të dhënave në Devoll energji elektrike ka vetëm qyteti, Bilishti pjesa tjetër e njësive është në terr pre dy ditësh. Pa energji është edhe bashkia Pustec e gjithë fshatrat e saj ku stuhia e dëborës ka shkaktuar dëme të mëdha në rrjet.

 

Advertisement

Vijon mungesa e energjisë në të gjitha fshatrat e Moglicës e Gorës në Maliq dhe disa fshatra në Velçan e Trebinjë të Pogradecit.

 

Edhe pse reshjet kanë ndalur, vështirësia për ndërhyrje në zonat malore për punëtorët e OSHEE mbetet trashësia e dëborës e cila ngadalëson shumë rilidhjen e shtyllave dhe përcjellësave të dëmtuar ndërsa rrjeti është tejet i amortizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy