Korreshi: Berisha dhe Basha nuk i shërbejnë bashkimit të PD, koalicioni me Metën i gabuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korreshi: Berisha dhe Basha nuk i shërbejnë bashkimit të PD, koalicioni me Metën i gabuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një intervistë për Vizion Plus komentoi situatën e krijuar në PD pas vendimit për vulën. Ai deklaroi se nuk është kurrë vonë që palët të ulin kokën dhe të bashkohen. Ai theksoi se përçarja nuk i bën mirë as partisë dhe as demokratëve që presin ardhjen e kësaj force politike në pushtet.

 

“Vazhdon e njëjta situatë ndërkohë që kërkohet bashkim dhe kandidim me një kandidat unik, dalim me këto deklarata. Ka kaq kohë që për vulën e firmën e të gjitha po i jep Rama në thonjëza, por nuk është kurrë vonë pavarësisht vulave, firmave, drynave, e varemeve që ka kaluar PD për të ulur kokën të gjitha palët dhe të gjithë deputetët. Kjo përçarje nuk i bën aspak mirë demokratëve, atyre opozitarëve që kanë pritur me padurim 9 vite për t’iu rikthyer pushteti vendor dhe pushteti në përgjithësi me atë arrogancën që i kanë përzënë nga dyert e institucioneve”, tha ai.

 

Advertisement

Korreshi komentoi dhe variantet me të cilat ish lideri i PD mund të futet në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Berisha mund të ketë gjykuar se koalicioni me Partinë e Lirisë është më i mirë se me një pjesë të demokratëve.

 

“Një parti që ne na nxori 3 herë në opozitë, qenka kaq më e lehtë të negociosh me një njeri që ka qenë 12 vite në një krevat me Edi Ramën sesa me demokratët. Tek e fundit po flasim për demokratë pavarësisht 10 vetave që drejtojnë, 5 vetave apo 2 vetave. Nuk mund të marrin koston 750 mijë veta. Njerëzit nuk e kanë më atë perden e ulur tek sytë siç e kishin mëpërparë. Është gabim të dalësh në një deklaratë për një grup që ka 9 vjet në opozitë të thuash se janë shitur të Rama. Ndërkohë një njeri qenë 12 vjet, ka rrëzuar demokratët dhe ka hequr nga puna demokratët, të thuash se është burrë i mirë”, shtoi ai.

 

Advertisement

 

Lidhur me debatin për kreun e PD, Koreshi theksoi se në gjykimin e tij Lulzim Basha nuk mund të jetë kryetar i kësaj force politike. Ai deklaroi se të gjithë personat që kanë qenë të skajshëm në poltikat e tyre si Basha dhe Berisha nuk i shërbejnë bashkimit të Partisë Demokratike në këto momente.

 

“Nuk kam asnjë lloj kontakti që nga dita që i kam kërkuar të jepte dorëheqjen, absolutisht asnjë lloj kontakti me të. Unë gjykoj dhe mendoj se me bindjen dhe me çfarë gjykoj unë, Lulzim Basha nuk është kryetar i Partisë Demokratike. Lulzim Basha që në momentin që ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të ishte dhe nuk duhet të jetë për momentin që po kalon PD. Të gjithë personat të cilët kanë qënë të skajshëm, të fortë në poltikat e tyre, si Berisha, Lulzim Basha nuk i bëjnë mirë PD në këtë momente sepse nuk mund të bashkohen”, tha ai.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy