
Shqipëria ka bërë përparime në disa sektorë gjatë këtij viti, vlerësoi Bashkimi Europian në progres raportin e publikuar ditën e djeshme. Duke e cilësuar si një kohë të përshtatshme për të vijuar me procesin e negociatave dhe mbylljen e grupkapitujve, në dokumentin e progres-raportit për vitin 2025, kryefjalë mbetet reforma në drejtësi e cila është parë pozitivisht edhe këtë vit. BE vendos nota të larta ndaj punës së SPAK duke theksuar se ka përparuar qartë në luftën kundër korrupsionit.
Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato mbajtën sot një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e kryeministrisë.
Gonzato: Raporti thekson se në lidhje me funksionimin e gjyqësorit Shqipëria gjenjet ndërmjet një niveli të moderuar. Rezultate pozitive janë arritur me zbatimin e Reformës në Drejtësi. Raporti vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion 2024-2030. Megjithatë korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të ndjeshëm dhe deri tani përpjekjet kanë pasur ndikim të kufizuar. Në luftën kundër krimit të organizuar raporti vëren se janë arritur rezultate të mira falë efikasitetit të SPAK për të goditur grupet e organizara. Shqipëria gjithashtu ka fuqizuar luftën kundër pastrimt të parave. Duhet që të vijojnë përpjekjet kundër dhunës me bazë gjinore. Sa u përket të drejtave të pronësisë nevojiten përparime në regjistrimin fillestar, digjitalizimin. Një fund një fushë e rëndësishme është liria e shrpehjes ku raporti vëren se Shqipëria është mes nivelit të moderuar dhe të caktuar por ka bërë vetëm përparim të kufizuar. Rreth 90% e shqiptarëve dëshirojnë ta shikojnë Shqipërinë në BE. Qeveria shqiptare duhet t’i përgjigjet kësaj pritshmërie.
lajmi ne perditesim….