Korruptoi sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për inxhinierin Silvi Shehu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Korruptoi sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë/ Apeli i Posaçëm jep vendimin për inxhinierin Silvi Shehu

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lë në fuqi masën e arrestit në burg për Silvi Shehun, inxhinierin e kompanisë së Vladimir Topit që u arrestuan se korruptuan sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë Joana Duron.

 

Kujtojmë se vetëm tre ditë pas arrestimit, Shkalla e Parë liroi pronarin e tij, që i dha paratë Shehut për t’ia çuar sekretares Duro, për shkak të moshës 73-vjeçare.

 

Advertisement

Në burg për aferën me tenderat, ndodhen ende Joana Duro dhe specialistja e lartë e shërbimeve publike Laureta Shteto.

 

Pikërisht kjo e fundit, sipas SPAK, është personi që kishte marrë zarfin me 330 mijë lekë të cilat u dhanë si ryshfet për tenderin e supervizimit të 16 qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Durrës, e fituar nga kompania “Dricons” e Vladimir Topit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy