
Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të martë masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID, të cilat do të hyjnë në fuqi më 6 dhjetor.
Në bazë të vendimit të qeverisë, klientët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë certifikatën për vaksinën anticovid. Sa i përket mbajtjes së maskës, ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa të.
Advertisement
Do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës, si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore.
Ndërkohë, mbetet në fuqi ora policore.
Advertisement