Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen reciproke

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë njohjen reciproke

Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen reciproke. Për herë të parë, dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike përmes nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit mes Ministrive të Jashtme për konsultime politike dhe për bashkëpunim zhvillimor.

Marrëveshja e njohjes së Kosovës nga Izraeli u nënshkrua nga ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj hebre, Gabriel Ashkenazi. Pas nënshkrimit të dy zyrtarët mirëpritën këtë bashkëpunim dhe theksuan se së shpejti do të hapen ambasadat respektive.

Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Izraelit erdhi si rezultat I marrëveshjes së arritur shtatorin e vitit të kaluar në Uashington.

Ky zhvillim është përshëndetur nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, si dhe shumë politikanë të tjerë të Kosovës. Ndërsa, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, që mori pjesë në negociatat në Shtëpinë e Bardhë, tha se kjo është një ditë historike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy