Kosova dhe Serbia pa vullnet për marrëveshjen finale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova dhe Serbia pa vullnet për marrëveshjen finale

Prej disa muajsh, dialogu Kosovë Serbi duket se është në ngërç, pasi palët nuk po vendosin të nisin bisedimet, dhe as datë të përcaktuar për takimin e radhës nuk ka.

Njohës të fushës në Kosovë thonë se për shkak të zgjedhjeve të prillit në Serbi, nuk do të këtë asgjë konkrete.

“Para zgjedhjeve në Serbi nuk do të ketë asnjë progres. Kjo periudhë më shumë duhet të përdorët që institucionet e Kosovës të flasin me aleatët tanë në ShBA dhe BE për t’i bindur për këtë qasje të re dhe frymë të re në kuadër të që qeveria e re insiston. Unë besoj se këto muaj nuk duhet humbur që institucionet e Kosovës të bindin partnerët tanë për nevojën e ndryshimit të dialogut.

Advertisement

Deri tani e shohim se ekziston një hendek mes qasjes së institucioneve të reja në Kosovë dhe aleatëve tanë ndërkombëtar, pasi ata po insistojnë që të vazhdohet rrjedhja dhe dinamika e dialogut siç ka qenë deri më tani”, shprehet Demush Shasha – drejtori i Institutit Epik.

“Serbia do të kalojë një proces zgjedhor në muajin prill dhe nuk pritet ndonjë zhvillim i menjëhershëm derisa të përfundojë procesi zgjedhor atje. Megjithatë pjesa e dytë e vitit nga muaji maj e tutje, mund të priten zhvillime të reja dhe dinamika të reja sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi…Kemi pa se kur ka procese zgjedhore në Kosovë dhe Serbi, dialogu pezullohet për një kohë.

Ndërmjetësi i jep kohë atij shteti që të përfundojë procesin zgjedhor, pastaj edhe të vazhdon me diskutimet në dialog. Kjo bëhet në mënyrë që kjo temë mos të ndikojë në rezultatet e zgjedhje, apo mos të ketë ndonjë ndikim në këto procese”, thotë Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Gazmir Raci, njohës i procesit të dialogut thotë se ekziston mundësia për një takim mes Kurtit dhe Vuçiç në Paris, madje ai shton se në Kosovë shumë shpejtë mund të vijnë për vizitë, përfaqësuesi special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, Gabriel Escobar.

Advertisement

“Mendoj se do të kemi një qasje të re, por kemi një ngërç momentalisht në dialog, për shkak të qëndrimeve të kundërta që i kemi mes të palëve. Po ashtu e kemi problemin se Serbia tashmë ka hyrë në fazën e zgjedhjeve në gjitha niveleve dhe do të jetë problem ndonjë takim i mundshëm. Ani pse po flitet kohëve të fundit se mund të ketë një takim në Paris, por kjo nuk është e konfirmuar dhe pres që dialogu të vazhdojë pas muajit prill”, shprehet Raci.

Referendumi për ndryshimet kushtetuese në Serbi shkaktoi tensione mes dy vendeve. Që nga viti I kaluar mes dy vendeve nuk ka pasur progres në procesin e bisedimeve./Euronews

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy