minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kurtit PDK deklaron se nuk i ka numrat - Struga.info


Kosova drejt zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kurtit PDK deklaron se nuk i ka numrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova drejt zgjedhjeve të reja, pas dështimit të Kurtit PDK deklaron se nuk i ka numrat

Pasi Kurti nuk arriti të sigurojë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, pritet lëvizja e presidentes Vjosa Osmani për të zhbllokuar vendin nga kjo krizë politike.
E para e vendit pritet t’i thërrasë brenda 10 ditëve liderët e partive politike për të emëruar një mandatar të dytë për kryeministër ose për të marrë vendimin që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Mandatari i ri për formimin e qeverisë është kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, partia e të cilit doli e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Por Krasniqi ka thënë se do t’i kërkojë Osmanit të shkohet në zgjedhje menjëherë, pasi nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të formuar ekzekutivin.

Qeveria e re dështoi të zgjidhet pas tetë muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Pavarësisht vonesave të shkaktuara nga dërgimi i vendimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe moskonstituimi i Kuvendit, Kurti nuk arriti të bindë partitë politike që të votojnë për qeverinë e drejtuar prej tij.

Advertisement

Një ditë më parë, Albin Kurti nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës. Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy