Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes të arritur në Washington në shtator të vitit të kaluar.

“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri (i Jashëm i Izraelit, Gabriel) Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja thotë se me hapjen e hapjen e Ambasadës së saj në Jerusalem, Kosova ka përmbushur zotimin e dhënë më 1 shkurt, kur të dyja shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thotë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

Advertisement

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit u bë në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020.

Kosova hap Ambasadën në Jerusalem

Kosova Embassy in Jerusalem

IMG 20210314 100431

Kosova Embassy in Jerusalem

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy