“Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja rrezikohen nga Serbia në rast të një lufte mes Perëndimit dhe Rusisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja rrezikohen nga Serbia në rast të një lufte mes Perëndimit dhe Rusisë”

Analisti politik në ShBA, Janusz Bugajski, paralajmëron se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina mund të jenë në vijën e parë të fronit në rast të një përshkallëzimi ushtarak mes Perëndimit dhe Rusisë.

Sipas tij, ShBA duhet të veprojë në Banja Llukë ndaj Republika Srpska-s; të forcojë ushtrinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO; t’i dënojë idetë e zhbërjes së pavarësisë së Malit të Zi duke i mbështetur partitë pro-perëndimore.

“Washington-i duhet ta paralajmërojë Aleksandër Vuçiç që ofansiva e tij ndaj vendeve fqinje për të ndërtuar ‘mini-perandori’ serbe do të sfidohet dhe ndalohet”, përgjigjet ai për Pobjeda.

“Kjo do të duhej të përfshinte një numër masash – të ndërtohet një bazë ushtarake e NATO-s në Bërçko si paralajmërim ndaj Banja Llukës, të ndihmohet Kosova për të ndërtuar ushtri efikase në mënyrë që të kualifikohen për anëtarësim në NATO, si dhe t’u japin mbështetje më të mëdha partive pro-perëndimore në Mal të Zi, në të njëjtën kohë duke e dënuar çfarëdo ideje që synon të zhbëjë pavarësinë e vendit”.

Advertisement

“Udhëheqësit e Republika Srpska inkurajohen të ndjekin shkëputje nga Bosnja nga reagimi i dobët i Perëndimit”, vazhdon të shtjellojë ai.

Beogradi dhe Moska, thotë ai “duket e kanë bindur Banja Lukën për mbështetjen e tyre”.

“Dodik dhe qeveria e tij do të përdorin mundësinë për të rritur tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për t’u bërë më të guximshëm dhe një tjetër pushtim rus i Ukrainës do ta ndihmonte atë të krijonte një front të dytë kundër NATO-s me ndihmën e Kremlinit”, vazhdon ai.

“Për më tepër, ekziston nevoja për një goditje gjithëpërfshirëse rajonale ndaj ndikimeve destabilizuese të Rusisë, e cila duhet të përfshijë dëbimin e agjentëve të inteligjencës ruse të maskuar si diplomatë, biznesmenë ose aktivistë të OJQ-ve, një fushatë kundër korrupsionit që synon burimet ruse dhe dëbimin e mediave ruse të propagandës shtetërore”, përfundon analisti nga ShBA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy