minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kosova regjistron një viktimë dhe 28 raste me koronavirus në 24 orë - Struga.info


Kosova regjistron një viktimë dhe 28 raste me koronavirus në 24 orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosova regjistron një viktimë dhe 28 raste me koronavirus në 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën një viktimë me koronavirus. Viktima është nga Prizreni, 76 vjeç.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,025 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 29 maj janë shëruar 133 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 2,487.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,382 pacientë me këtë virus.

Advertisement

Prej tyre 2,243 kanë vdekur.

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka konfirmuar të shtunën për Radion Evropa e Lirë, marrëveshjen e arritur me Qeverinë e Kosovës për furnizim me vaksina kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Megjithatë në përgjigje janë ofruar pak detaje mbi marrëveshjen.

Aty është thënë se sasia dhe periudha e dërgimit të vaksinave në Kosovë mbetet konfidenciale.

Advertisement

Me 28 maj, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë të premten përmes një postimi në Twitter se këto doza vaksinash do të dërgohen në Kosovë deri në fund të vitit.

Kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Deri më tani, Kosova ka përdorur vaksinat e dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Advertisement

Aktualisht, po vaksinohen personat personat nga mosha 65 deri në 79 vjeç, pasi u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe personeli shëndetësor.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy