Kosovë: 2 viktima dhe 58 të infektuar me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë: 2 viktima dhe 58 të infektuar me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të premten dy viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 58 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 2,816 mostrave.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 21 maj janë shëruar 156 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 3,840.

Advertisement

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,178 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,239 kanë vdekur.

Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Advertisement

Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.

Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Ky vend nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy