Kosovë: Bashkësitë fetare kundërshtojnë njëzëri martesat e gjinisë së njëjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë: Bashkësitë fetare kundërshtojnë njëzëri martesat e gjinisë së njëjtë

Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Katolike, Kisha Protestante Ungjillore dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës, kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët kundër nismës së institucioneve të vendit për ndryshimin e projektligjit për Kodin Civil.

Të njëjtat janë shprehur kundër legalizimit të martesave mes gjinisë së njëjtë.

Në emër të katër bashkësive fetare, në një konferencë për medie u lexua deklarata e përbashkët dhe aty u ftua që “të ruhen vlerat tradicionale të familjes”.

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat Sahiti, prezantoi deklaratën e cila i ka gjashtë pika, duke u bazuar në mësimet dhe predikimet e besimeve si dhe në kodin e vlerat e popullit, raporton Kosovapress.

Advertisement

Sahiti tha që bashkësitë fetare mbesin tё bashkuara pёr sa i takon mbrojtjes dhe promovimit tё përditshëm tё vlerave tё familjes, vlerave dhe qëndrimeve pro-jetёs, tё drejtёn e natyrshme gjinore si paracaktim pёr secilin qytetar.

“Tё lësh hapësirë ripёrkufizimi ё çfarëdo niveli e forme pёr martesёn, nё fakt, dikush po prekë nё njёrin nga fundamentet e pёrgjithshme tё shoqёrisё sonё, e cila ka pёr trashёgimi gjatё mijёra vjetёve vlerёn tradicionale, dhe e cila siguron funksionimin normal tё shoqёrisё pavarёsisht bindjeve tё ndryshme”, tha ai.

Ne deklaratë përfshihet edhe pika që thotë se “ta prekësh ripërkufizimin e martesës, dhe tё pjesëmarrësve nё tё, pra tё burrit i lindur mashkull dhe tё gruas e lindur femёr, cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit”.

Sahiti tha që bashkësitë fetare tё Kosovës mbesin tё bashkuara dhe me njё zё tё vetёm para ligjvёnёsve tё Kuvendit tё Kosovës, para Qeverisё dhe institucioneve tё tjera, qё tё heqin dorё prej çdo ndryshimi, prej çdo ripёrkufizimi, prej çdo riinterpretimi tё neneve pёr familjen, martesën dhe statusin e bashkëshortëve.

Advertisement

“Me bashkimin apo bashkëjetesën e dy personave me gjini tё njëjte nuk mund tё pajtohemi kurrsesi qё ta quajmë as martesë e as kurorëzim, dhe jemi kundër orientimit që këta individë qё lidhin bashkëjetesë tё adaptojnë fëmijë”, tha Sahiti.

Siç tha ai, shoqëria kosovare ka rrënje tё thella tё vlerave dhe tё përcaktimeve konservatore, derisa shtoi se si bashkësi fetare deklarojnë, se ndjehen tё lumtur me kёtё realitet, të cilin shtoi se do t’ua pasojnë brezave të ardhshëm.

Çfarë parasheh Projektkodi?

Martesat e gjinisë së njëjtë në Kosovë i lejon Kushtetuta, por deri më tani ato nuk janë lejuar me Kodin Civil dhe Ligji për familjen.

Në Kushtetutën e Kosovës thuhet “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.

Advertisement

Projektkodi Civil thotë se “martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua”.

Por, neni i radhës thotë se “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta janë të lejuara” dhe se kushtet dhe procedura lidhur me këtë rregullohen me ligj të veçantë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy