Kosovë, pesë viktima dhe 382 raste me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë, pesë viktima dhe 382 raste me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka regjistruar të enjten në Kosovë 5 viktima me koronavirus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas këtij institucioni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 382 raste të infektimit me këtë virus, pas testimit të 3,003 mostrave.

Kjo nënkupton që 12.7 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

Advertisement

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 22 prill janë shëruar 507 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 11,366.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 103,124 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,110 kanë vdekur.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Advertisement

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy