Kosovë: Tetë viktima dhe 632 raste me koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kosovë: Tetë viktima dhe 632 raste me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të enjten 632 raste me koronavirus, pas testimit të 3.621 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), më 11 mars janë regjistruar tetë viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (86, 77, 57 vjeç), Prizren 3 raste (79, 74, 65 vjeç), Podujevë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (88 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Në po këtë ditë, sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi e kanë tejkaluar 397 persona, derisa 10.318 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Advertisement

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet e këtij vendi kanë regjistruar 75.380 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre 1.682 kanë vdekur.

Më 11 mars të një viti më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur koronavirusin pandemi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy