KPA rrëzon vendimin e KPK/ Rikthen në detyrë prokurorin e shkarkuar, Hysen Keta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KPA rrëzon vendimin e KPK/ Rikthen në detyrë prokurorin e shkarkuar, Hysen Keta

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin Hysen Keta.

 

Drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysen Keta u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 25 korrik 2019.

 

Advertisement

Vendimi i arsyetuar i KPK-së arsyetonte se prokurori Keta  u penalizua për shkak të deklarimit të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit.

 

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.59/2019, datë 13.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysen Keta dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.03.2022. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy