KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besim Hajdarmataj

Shkarkohet nga detyra prokurori Besim Hajdarmataj. Në vendimin e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Hajdarmataj ka mungesë burime financiare të ligjshme.

 

Trupa e sotme gjykuese u kryesua nga Rezarta Schuetz, me relator Ardian Hajdarin dhe anëtarë Albana Shtyllën, Ina Ramën dhe Sokol Çomon.

 

Advertisement

Në seancën e zhvilluar më 16 korrik në KPA, kur u shpalosën konkluzionet,  Hajdarmataj u akuzua se ka cenuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë.

 

Ai u akuzua se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe nuk e justifikon atë.

 

Advertisement

Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy