
Komisioni i Pavarur i Kualifikimt ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Elbasanit, Enkelejda Kapedani.
Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër.
Advertisement
Kujtojmë se që nga janari i këtij viti, gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.