KQZ do hapë 210 kuti të “11 majit”, rinumërimi i votave do të bëhet në fillim të dhjetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ do hapë 210 kuti të “11 majit”, rinumërimi i votave do të bëhet në fillim të dhjetorit

210 kuti të vendit dhe diasporës do të rihapen nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të verifikuar nëse ka pasur shkelje gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Shorti për verifikimin paszgjedhor u hodh në mënyrë elektronike nga KQZ, ndërsa nuk do të rihapen kutitë e bashkive Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilat më herët u rinumëruan me urdhër të Komisionit të ankimeve dhe sanksioneve. Po ashtu nuk do të përfshihen as kutitë e diasporës së qarkut Durrës të cilat gjithashtu u verifikuan nga trupa e KAS.

Tashmë i mbetet Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të nisë dhe procedurat logjistike për të nisur me procesin e rihapjes së 210 kutive, proces i cili pritet të nisë në fillim të muajit dhjetor.

Nëse vërehen shkelje KQZ do të nisë edhe kërkesën për hetim nga prokuroria. Në korrik të këtij viti, KAS kërkoi hetim për gjetjet e evidentuara në qarkun Fier./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy