
Me dhënien e mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Fredi Beleri kryebashkiaku i zgjedhur do të duhet të kalojë disa proceduara deri në zyrtarizimin si qytetari i parë i Himarës.
I arrestuar dhe në burg që Fredi Beleri të jetë kryebashiaku që për katër vitet e ardhshme të drejtoje Himarën ai duhet me patjetër të bëjë betimin para këshillit bashkiak.
Për ta bërë këtë kandidatit fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” i duhet të marrë leje për të dalë nga burgu. Mbetet për tu parë nëse Fredi Beleri do të fitojë lirinë e përkohshme sa për të kryer betimin apo mund të kthehet në një pengesë për mosmarrjen e mandatit.
Në rast se Fredi Belerit i jepet leja nga gjykata dhe kryen procedurën që për çdo kryebashkiak tjetër të zgjedhur është thjesht një formalitet, atij i duhet të drejtojë Himarën nga burgu.
Në kushtet kur është e pamundur të ushtrojë detyrën nga qelia, si mundësi është që detyrat e tij t’ia delegojë dikujt tjetër, rasti më tipik, nënkryetarit.
Mbetet për tu parë sesi do të rrjedhë historia e Fredi Belerit, për aq kohë sa atij nuk i duhet vetëm liria e përkohshme për betimin por edhe një dokument nga gjykata që shpjegon statusin e tij në raport me drejtësinë.
E shkuara nuk njeh asnjë rast të ngjashëm me kandidatin e opozitës për qeverisjen vendore. Nga kryeministri Edi Rama është thënë se me rastin Fredi Beleri i arrestuar dhe në burg nuk do të ndiqet e njëjta procedurë si me dy ish krybashkiakët socialistë. Fatos Tushe i Lushnjes dhe Lefter Alla i Bulqizës u shkarkuan nga qeveria pas arrestimit të tyre.
A do të mundet Fredi Beleri të bëhet kryebashkiaku i Himarës apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme të pjesshme? Për këtë do të duhet të presim drejtësinë.