KQZ i la 48 orë afat për plotësim dokumentacioni/ Paloka: Celibashi u soll si Rama, poshtëroi publikisht Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ i la 48 orë afat për plotësim dokumentacioni/ Paloka: Celibashi u soll si Rama, poshtëroi publikisht Bashën

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas mbledhjes së kësaj të enjte në KQZ, ku u shqyrtuan kërkesat e partive politike për regjistrimin në zgjedhjet lokale.

 

Sot Celibashi u soll si Rama…jo pse “njohu” L.B si kryetar po se me një dëshire perverse , po kërkon ta poshtërojë deri në fund.

Rama, si pervers që  është, ka gjithmonë dëshirë që ata që ka blerë apo i mban peng në çfardo lloj mënyre, t’i diskretitojë si të tillë e t’i poshtërojë publikisht”, shkruan ai.

Advertisement

 

 

Paloka shprehet kundër vendimit të KQZ për regjistrim e PD në zgjedhje nga Lulzim Basha, duke e njohur këtë të fundit si kryetar të kësaj force politike.

 

Advertisement

Ai shkruan se kërkesa e Celibashit për plotësimin e dokumenteve nga Basha, në fakt është poshtërim për këtë të fundit. Ai shton se autorizimi i përfaqësuesit ligjor të PD, Indrit Sefa nga Lulzim Basha është i falsifikuar.

 

“Këtë bëri sot dhe Celibashi; i kërkoi L.B së dorëhequr prej një viti që të firmos si kryetar partie. Për t’i shpëtuar këtij poshtërimi (jo se poshtërimin e ka problem), L.B arriti edhe të fallsifikojë një palo “autorizim” të cilit i vuri një datë përpara ditës që ai kishte shpallur dorëheqjen. Po pikërisht këtë nuk ia lejoi Celibashi dhe i kërkoi që të vetëposhtërohet deri në fund.

Që L.B do firmosës, nuk ka njeri dyshime se kur je peng, kështu të ndodh, nuk të lënë as te ikësh pa iu shërbyer deri në fund. Kështu që siç do thonte pengmarrësi i tij në këtë rast; “L.B do firmosi “si Çeço” se ashtu i duhet Ramës”, deklaron Paloka.

Advertisement

 

Sipas tij, Basha do të firmosë dhe kjo sepse është peng i Ramës. Megjithatë, Paloka deklaron se me këtë vendim nga KQZ është shkelur ligji, por sipas tij moszbatimi i Kushtetutës nuk po merret më parasysh nga askush.

 

“Sa për faktin që vazhdon të shkelet ligji, procedurat, afatet ligjore (6 marsi ishte dita e fundit e dorezimit te dokumentacionit) e më e rëndësishmja dhe Kushtetuta, për këtë nuk pyet më njeri ne guvernën e përbashkët Rama-Kim-McGonigal”, përfundon ai.

Advertisement

 

Këtë të enjte, KQZ vendosi që t’i japë 48 orë kohë kreut të PD, Lulzim Basha që të plotësojë dokumentacionin për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas KQZ, autorizimi i Lulzim Bashës për delegim kompetencash tek përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa ishte i paqartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy