KQZ njohu Bashën si kryetar të PD/ Meta: Duhej respektuar vullneti i demokratëve të 11 Dhjetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ njohu Bashën si kryetar të PD/ Meta: Duhej respektuar vullneti i demokratëve të 11 Dhjetorit

Kreu i Partisë së Lirisë e ka cilësuar çmenduri të kryeminsitrit Rama gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve lokale. I pyetur për vendimin e KQZ për të njohur kërkesën e Lulzim Bashës për regjistrimin e PD në zgjedhje si të rregullt, Meta komentoi se duhej marrë parasysh vullneti i demokratëve.

 

Kreu i PL tha para gazetarëve se demokratët janë shprehur përmes Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. Sipas tij, kryeministri Rama pengoi regjistrimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe në atë të Apelit.

 

Advertisement

“Çdo institucion në Shqipëri që udhëhiqet nga Kushtetuta dhe nga ligji dhe çdo individ meriton vlerësimin më të mirë dhe më të shkëlqyer nga çdo qytetar, në këtë situatë ku jemi ne. Nuk dua të hyjë në çështje proceduriale, qëndrimi im ka qenë dhe mbetet një, respektimi i vullnetit të anëtarëve të PD-së, i cili është shprehur përmes foltoreve dhe Kuvendit të 11 dhjetorit dhe që është demonstruar në zgjedhjet e 6 marsit të vitit të kaluar dhe nga akti i gjykatës së përpara një viti. Çmenduritë e regjimit të Edi Ramës i di çdo shqiptar”, tha ai.

 

Meta shtoi se opozita e vërtetë do të jetë në kutitë e votimit dhe nuk do të lejojë që askush të prekë asnjë votë.

 

Advertisement

“Rama pengoi regjistrimin e vendimit të gjykatës. Në 14 maj PL dhe gjithë opozita e vërtetë do të jetë në kutitë e votimit. Asnjë votë nuk do të guxoja ta prekë dikush. Do të mbajë përgjegjësi përpara gjithë botës”, deklaroi ai.

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka “bashkuar fuqitë” me ish liderin historik të PD, Sali Berisha në betejën e radhës elektorale përballë PS. Megjithatë, koalicioni i tyre ende nuk është zyrtarizuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy