KQZ regjistron koalicionin e PD-së, “Aleanca për Ndryshim”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ regjistron koalicionin e PD-së, “Aleanca për Ndryshim”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar këtë të martë koalicionin opozitar “PD-Aleanca për Ndryshim”.

“Meqë dokumentacioni i paraqitur është në rregull miratohet”, tha kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi.

“Aleanca për Ndryshim”, përmban një marrëveshje mes PD dhe 12 aleatëve të saj. Pjesë e këtij koalicioni, janë PR e Fatmir Mediut, LZHK-ja e Dashamir Shehit, FRD e Bamir Topit, PAA e Agron Dukës, PDK e Nard Ndokës, PBDNJ e Vangjel Dules, PDIU e Shpëtim Idrizit, Balli Kombëtar i Artur Roshit nga opozita parlamentare, PBLD e Arjan Starovës, PBD e Ylber Valterit, PLL e Shpëtim Axhamit dhe PKD e Dhimitër Muslias.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy