Krah kolegëve të çmuar, brenda festës së 90-vjetorit të Margarita Xhepës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krah kolegëve të çmuar, brenda festës së 90-vjetorit të Margarita Xhepës

Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, festoi më 2 prill ditëlindjen e 90-të. Në një aktivitet të organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Margarita Xhepës, ishin të pranishëm koleg të saj, gjithashtu emra të çmuar të kinemoatografisë shqiptare.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën” etj.

Advertisement

Xhepës i janë akorduar gjithashtu edhe titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy