Krahasimi me vitin 2020/ Më shumë të vdekur në aksidente

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krahasimi me vitin 2020/ Më shumë të vdekur në aksidente

30 të vdekur më shumë në rrugët e vendit si pasojë e aksidenteve rrugore. Ky është bilanci duke iu referuar shifrave zyrtare për 7 mujorin e vitit 2021 në krahasim me 2020-ën.

 

Nga 1 janari deri në 31 korrik janë regjistruar 785 aksidente nga 635 të ndodhura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Si pasojë e këtyre aksidenteve janë regjistruar 118 viktima.

 

Advertisement

Por shtimi i masave të rrugorës ka dhënë efekte pozitive. Duke iu referuar muajit korrik, si një nga muajt më problematik për aksidentet rrugore, ka një ulje të përplasjeve.

 

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në muajin korrik u regjistruan 114 aksidente nga 130 të tilla të vitit 2020, duke u ulur me 12,3%.

 

Advertisement

Këtë muaj pati 13 viktima në rrugë, një më pak se korriku i 2020-ës.

 

Shkaktarë të aksidenteve vazhdojnë të jenë te rinjtë. Kryesisht, përqindjen më të lartë e mbajnë moshat nga 24 deri në 35 vjeç.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy