Krahu i djathtë i Elio Hatos, kush është 32-vjeçari që u arrestua në Shkodër, dyshohet se ekzekutoi Ismet Çekoren

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krahu i djathtë i Elio Hatos, kush është 32-vjeçari që u arrestua në Shkodër, dyshohet se ekzekutoi Ismet Çekoren

Forcat speciale RENEA kanë arrestuar në Shkodër një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Skkëlzen Xhenje, i shpallur në kërkim në kuadrë të operacionit “Metamorfoza”.

Xhenje konsiderohet krau i djathtë i Eljo Hatos.

Kush është Shkëlzen Xhenje?

Shkëlzen Xhenje dyshohet si njëri prej autorëve të vendosjes së një sasie tritoli ndaj 34-vjeçarit Bledar Çekorja, më 28 janar 2014, në Shkodër.

Advertisement

Për këtë ngjarje ai u arrestua dhe qëndroi në burg për 4 vite e 8 muaj, ndërsa u lirua duke përfituar nga një amnisti në atë kohë.

Një muaj pas lirimit, më 18 shkurt të 2017-ës Shkëlzen Xhenje u arrestua për plagosjen e Flutura Muçës. Kjo e fundit e akuzoi se atentati ishte porositur nga Sadetin Sula i dënuar me burg përjetë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Suela Sula, motra e të plagosurës Flutura Muça. Xhenje mohoi se ka lidhje me këtë ngjarje.

Më 22 shkurt 2018 u sulmua me thikë ish-trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka. Autor i ngjarjes të këtij sulmi u dyshua Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje dyshohet se është personi që drejtoi mjetin me të cilin u larguan pas ngjarjes.

Më 21 shkurt 2021 dy vëllezërit Xhenje dhe Esmerald Hato dyshoheshin si autorët ndaj atentatit ndaj shtetasit Taulant Pepa. Sehar Xhenje deklaroi nga Italia se nuk ndodhej në Shqipëri dhe se kishte disa ditë që kishte ikur drejt Italisë.

Advertisement

Më 2 shtator të këtij viti Shkëlzen Xhenje mendohet se është njëri prej personave të përfshirë të vrasjen e Ismet Çekorja për llogari të Asmer Bilalit, ndërsa për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të shpallur në kërkim për mungesë provash.

Nga ana tjetër, mësohet se viktima ka pasur lidhje shoqërore të ngushta me Asmer Bilalin. Ky një emër i skeduar disa herë nga autoritet dhe drejtësia shqiptare. I ndjeri punonte në fermën që Asmer Bilali ka, ku kujdesej për kuajt e tij apo për punë të ndryshme që kishte.

Atentati ndaj Ismet Çekores

Ismet Çekorja u ekzekutua me breshëri plumbash më 2 shtator 2022 , në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, shumë pak metra larg shtëpisë së tij.

Advertisement

Autorët e qëlluan  7 herë me pistoletë dhe më pas u larguan nga vend ii ngjarjes me shpejtësi.

57-vjeçari u dërgua në spital me shenja jete, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

 Kush ishte Ismet Çekorja?

Ismet Çekorja ishte  babai i Bajrman Çekorjas. Ky i fundit është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. 4 ditë para se të vritej, Ismet Çekorja kishte dalë në një deklaratë për mediat, ku tha se familjes së tij i janë qepur shteti dhe bandat e veshura me pushtet.

Advertisement

Si ndodhi atentati ndaj Alban Bruçit, i përfshirë djali i viktimës?

Në 25 gusht, rreth orën 21:45, Alban Bruçi po lëvizte me makinën e tij tip ‘Audi A3’, kur u qëllua disa herë me pistoletë. Fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur, duke i shpëtuar për mrekulli kësaj tentative për ta ekzekutuar. Si autor të kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim, Bajram Çekorja, (djali i viktimës, Ismet Çekorja) dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit dhe ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushës.

Nga sa është raportuar, ka qenë sherri i ndodhur 2 vite më parë mes Fushës dhe Bruçi shkak i tentativës së atentatit të 25 gushti, teksa nuk dihet roli që ka pasur Çekorja. Bajram Çekorja rezulton me precendentë penalë. I arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe i arrestuar në 2019 te ‘Komuna e Parisit’, si pjesë e grupit “Lici”.

Pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin e sotëm të Ismet Çekorjas lidhet pikërisht me këtë ngjarje, ku është përfshirë djali i tij./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy