
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një konferencë për media tha se PDK-ja në këto zgjedhje lokale, ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm anembanë Kosovës.
Krasniqi deklaroi se sot, qytetarët u bashkuan, për të mbajtur e rikthyer qeverisjet e mira nëpër komunat e Kosovës, me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Partia Demokratike e Kosovës është partia e lirisë, shtetformimit dhe shtetndërtimit. Ajo ka qenë e fortë, mbetet e fortë dhe do të bëhet edhe më e fortë”.
Ai tutje ka thënë se qytetarët treguan sot se sa më e fortë që të jetë Partia Demokratike e Kosovës, aq më i sigurt e më i zhvilluar është edhe shteti i Kosovës.
“Bazuar në të dhënat tona nga terreni dhe rezultatet e deritashme të KQZ-së, PDK ka fituar pa balotazh në Mitrovicë, Ferizaj, Skënderaj, Kaçanik dhe në Han të Elezit”.
Kurse sipas Krasniqit, në balotazh dhe me “besimin e qytetarëve me 14 nëntor do ta fitojmë Prizrenin, Drenasin, Vushtrrinë, Shtimen, Dragashin, Malishevën, Klinën dhe jemi në pritje të rezultateve edhe në Fushë Kosovë, ka thënë ai.
Qytetarët e vendlindjeve të Hashim Thacit e Kadri Veselit, sonte dëshmuan sërish mbështetjen e madhe për themeluesit e UCK-së, PDK-së dhe Shtetit të Kosovës.”, tha ai.
Qytetaret e vendlindjes së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit tashmë na kanë dhënë mbështetjen e madhe ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka falënderuar të gjithë komisionarët dhe veguesit e këtyre zgjedhjeve.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e Prishtinës që i kanë dhënë besim Uran Ismailit, ku e bënë që PDK të rritet 100% në kryeqytet.
Qytetarët treguan se asnjë propagandë dhe asnjë vendim popullit nuk mund të ti bind ata.