
Ndërpritet për disa minuta energjia elektrike në Kryesinë e Kuvendit, ku po zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Si për ironi, në momentin e ndërprejes së dritave, po prezantohej projektligji për marrjen e 70 mln euro kredi nga OSHEE.
Ministrja Belinda Balluku u përplas me deputetin demokrat, Arbi Agalliu, i cili kapi një foto për të treguar ironinë. Ajo iu drejtua duke i thënë që nuk është etike shkrepja e fotos, duke bërë që mbeldhja të ndërpritet për pak.
Advertisement
Balluku: Nuk është etike që bën foto, ne kemi ardhur për të folur për çështje etike dhe profesionale.
Agalliu: Kush je ti që më tregon etikën?
Balluku: Unë jam ajo që more ti në foto, për çfarë e bërë foton