Kreu i Konfindustria kërkon ngritjen e një enti rregullator për karburantet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i Konfindustria kërkon ngritjen e një enti rregullator për karburantet

Çmimi i karburantit ka pësuar një rritje tjetër, gjatë kësaj jave duke u shtrenjtuar me gati 5-7 lekë për liter.

Çmim i naftës arriti një rekord të ri duke arritur në 185 lekë për litër. Ndërkohë, paralajmërimi është për një shtrenjtim të mëtejshëm të karburantit në vendin tonë.

Në një lidhje me skype në E-ZONE, kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku, kërkoi ngritjen e një enti rregullator për të monitoruar tregun duke garantuar konkurrencën e ndershme sepse sipas tij, Autoriteti i konkurrencës ka dështuar në këtë drejtim.

“Nuk kemi të bëjmë me një treg të lirë të karburanteve. Kemi të bëjmë me një treg jo të lirë me një treg i cili karakterizohet nga kartelet dhe oligopolet. Meqë s kemi të bëjm me një treg të lirë këtu qendron edhe thelbi i propozimit tonë për të ndërtuar një ent rregullator vetëm për karburantët. Autoriteti i Konkurrcencë ka dështuar plotësisht në kontrolline tregut të karburanteve. Tregu i karburanteve është tregu më i madh në ekonominë shqiptare dhe i tejkalon të gjitha tregjet e tjera me një xhiro vjetore që kam 1.5 miliardë dollarë”.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy