Kreu i ri i SPAK/ Adnan Xholi prezanton kandidaturën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i ri i SPAK/ Adnan Xholi prezanton kandidaturën e tij

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë sot, kreun e ri të SPAK.

 

 

Gara po zhvillohet mes tre kandidatëve, Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Advertisement

 

 

Të tre kandidatët do të bëjnë prezantimin e tyre më pas do të jenë anëtarët e KLP që do të zgjedhin.

 

Advertisement

 

I pari që ka nisur prezantimin e kandidaturës së tij, nisur nga rendi alfabetik, është prokurori Adnan Xholi.

 

 

Advertisement

Në prezantimine tij, Xholi është shprehur se janë disa detyra që SPAK duhet të përmbushë duke e vënë theksin te teknologjia e informacionit dhe transparenca në gjykime.

 

 

 

Advertisement

“Nëse do kem pëlqimin tuaj, ky institucion ka për detyrë të përmbushë disa objektiva. Do synoj të rris hetimet që po zhvillohen nga SPAK, duhet të bëhen në një kohë sa më të shkurtër. Sulmohen për shkak të detyrës, për ato muaj që jam tashmë pjesë e SPAK, do vijoj të jap një sinergji të re, do insistoj të vihet në eficensë struktura e përgjimeve të policisë gjyqësore. Meqënese tashmë format e krimit po ndryshojnë, po përdoret teknologjia e informacionit, do duhet të trajnohen prokurorët për të ditur si funksionojnë këto lloj pajisjesh. Do bëj të mund blerjen e programeve përkatëse, për të bërë të mundur blerjen e sistemeve. Pa cënuar aspak pavërësinë e prokurorëve, do synoj që një trup elitë të përfaqësojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Lartë, krahas atyrë të hetimit.

 

Do duhet që të shtohet sektori i ekspertizës pranë SPAK. Do jem prokurori që do kërkoj të ketë shpërndarje transparente të kallëzimeve në gjykim, të mundësohet shorti elektronik. Do insistoj të shtohet numri i skuadrave të përbashkëta hetimore. Do mbaj kontakte me inspektorin e lartë të drejtësisë, do jem transparent me publikun dhe me median, por gjithmonë duke respektuar sekretin hetimor.”– është shprehur prokurori Xholi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy