Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani i kërkoi 550 milionë lekë shtesë nga projekt buxheti i 2024-ës .
Ne komisionin e ligjeve ai tha se fondi i vendosur në dispozicion në buxhet nuk mjafton për të përmbyllur investimet në godinën e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
ALTIN DUMANI
DREJTUES I SPAK
Bëhet fjalë për godinën që na është dhënë neve në përdorim. Do të ishte e mira që të na jepeshin fondet buxhetore, që ta kthejmë këtë godinë në funksionale brenda vitit 2024. Ne tashmë gjendemi përpara faktit që godina gjendet përballë zyrave tona dhe vazhdojmë sërish punojmë tej kapaciteteve. Shumë persona në një zyrë e gjithashtu nuk mund të plotësojmë dot stafin apo organikën e miratuar se nuk kemi ambiente ku t’i vendosim punonjësit tanë.
Qeveria në projekt- buxhetin e planifikuar për 2024 i ka akorduar Prokurorisë së Posaçme një fond prej 1.58 miliardë lekë, që përkon me një rritje prej 58%. Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në SPAK, Arman Shini argumentoi se nga shuma 550 milionë lekë, 200 milionë do të shkojnë për pagat e prapambetura, ndërsa 350 milionë për byronë kombëtare të hetimit.