Kreu i SPAK, Dumani “shkund” Prokurorët: Nuk ka kohë për të humbur, disa dosje kanë mbetur pa u hetuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i SPAK, Dumani “shkund” Prokurorët: Nuk ka kohë për të humbur, disa dosje kanë mbetur pa u hetuar

Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit të tij përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është shprehur se disa dosje kanë mbetur prapa në hetime.

 

ALTIN DUMANI

KRYETAR I SPAK

Advertisement

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme gjatë këtyre viteve janë fokusuar në çështjet e konsideruara prioritare dhe një kategori çështjes kanë ngelur pas dore. U kam kërkuar që të rrisin shpejtësinë e hetimit mbi këto çështje në mënyrë që mos të gjendemi para një situate të tillë.

 

Ndër të tjera, numri një i prokurorisë së posaçme paralajmëroi edhe hetuesit e BKH-së që nuk arrijnë performancën e kërkuar, ku niveli i tyre do të testohet çdo dy vite.

 

Advertisement

Ka edhe hetues që nuk janë në atë nivel që ne do të dëshironim. Çdo dy vjet na shërben për të vlerësuar përformacën e secilit prej tyre. Gjatë këtyre dy viteve, nëse ndonjëri prej hetuesve të BKH-së nuk ka qënë në lartësinë që duhet dhe që kërkon ai vend pune, atëherë ekziston mundësia për ta larguar nga BKH-ja.

 

Në fund të mbledhjes, Dumani u pyet nga gazetarët për çështjen e ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetajt, por nuk dha asnjë përgjigje.

 

Advertisement

 

Kontrollet e BKH-së dhe SPAK në banesën e Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij në Hamallaj, deputeti socialist i quajti të jashtëligjshme pasi, sipas tij, nuk ishte marrë leje në Kuvend.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy