Kreu i SPAK zbulon skemën e biznesit: Tentuan t’i jepnin mafies ndërkombëtare akses në bankat e Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i SPAK zbulon skemën e biznesit: Tentuan t’i jepnin mafies ndërkombëtare akses në bankat e Shqipërisë

Teksa foli për aktivitetin e grupeve kriminale në Shqipëri dhe fenomenin e pastrimit të parave të përfituara nga krimi, kreu i SPAK, Altin Dumani zbuloi në Komisionin e Ligjeve një rast, ku një biznes shqiptar tentoi t’i jepte askes në sektorin bankar një përfaësuesi të mafies ndërkombëtare.

Dumani tha se një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësuesit të mafies ndërkombëtare, në mënyrë që ky i fundit të integronte të ardhurat kriminale në sektorin banka të Shqipërisë.

“Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses përfaqësues të mafies ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë dhe FIU bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte”, u shpreh Altin Dumani..vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy