Krim i rëndë në Klos/ Vritet kryefamiljari, policia shoqëron nënë dhe bijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krim i rëndë në Klos/ Vritet kryefamiljari, policia shoqëron nënë dhe bijë

Krim brenda familjes në Gurrë të Vogël në Klos

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit. Dyshohet se Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje.

Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se Ylber Elezi është goditur në kokë.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë.

Advertisement

Kjo e fundit është dashur të thyejë derën e banesës për tu futur brenda.

Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy