Eksperti për mediat sociale, Tomi Kallanxhi, foli lidhur me ngjarjet e rënda të regjistruara në vend nga shantazhet përmes rrjeteve sociale, në një intervistë me gazetarin Aleksandër Furxhi, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus.
Mediat sociale konsiderohen së fundmi si një mjet që po nxisin ankth, depresion, nxitje për vetëvrasje, përse? Sa pajtoheni me këtë?
“Normalisht si përdoruesit e rinj që nuk është se kanë interes që të qëndrojnë në atë privatësinë e tyre të plotë, çfarë duhet të kenë parasysh kur dalin në foto, pra cilat të dhëna do të dalin në social media. Për mendimin tim nuk është faji i rrjeteve, është faji i individëve, si i përdorin mjetet. Si puna e sheqerit apo thika bukën, dikush e përdor thikën për të prerë bukën apo lyer bukën me reçel dhe dikush e përdor për të kryer një krim. Social media në fund fare është vetëm një mjet, nëse këta njerëz publikojnë fotot e tyre, janë ca gjëra që njerëzit duhet të jenë shumë të informuar [para se të ndajnë të tilla informacione]”.
Në Shqipëri janë relativisht të pakta vetëvrasjet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale, si eksperti i kibernetikës çfarë duhet të bëhet nëse dikush i përdor në mënyrë jo të duhur mediat sociale?
“Në radhë të parë duhet të vendosim një timer, t’i lemë vetes një kohë, çdo telefon ka një limit për çdo aplikacion dhe ti thua që limiti im për të qëndruar në Instagram është dy orë dhe pas dy orësh telefoni të kujton që ti ke kaluar orarin. Këto janë mjete që në një fare mënyre të kontrollojnë. Prindërit me fëmijët, sepse ata janë pjesa më vunerabël në rrjetet sociale, të gjitha social media kanë një tool që quhet supervision, të gjithë prindërit mund t’i kontrollojnë aty kë ka bërë folloë për herë të fundit, kë ka komentuar e me radhë dhe po ashtu të kontrollojnë edhe sa kohë kanë kaluar në rrjete sociale”, tha ai./vizionplus.tv/