Krimi që tronditi Greqinë, piloti bën dy kërkesa: Vrasja nuk ishte e planifikuar,shkatërrova dy familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krimi që tronditi Greqinë, piloti bën dy kërkesa: Vrasja nuk ishte e planifikuar,shkatërrova dy familje

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos ka deklaruar se vrasja e gruas së tij Caroline nuk ka qenë e planifikuar. Para prokurorit, ai kërkoi falje duke deklaruar se me aktin e tij shkatërroi dy familje dhe të ardhmen e fëmijës së tij dhe u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes që tregojnë se krimi ishte i planifikuar.

32-vjeçari i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. Ai tha se e hoqi kartën e memories pas krimit dhe jo para tij dhe e ndau atë në copa dhe më pas e hodhi në tualet.

Babis ka kërkuar të thirren dëshmitar mes miqve dhe familjeve të çiftit për të folur në lidhje me marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren Caroline.

Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin se ai kishte një marrëdhënie të mirë me të shoqen. 32-vjeçari aktualisht ndodhet para prokurorit duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me atë që ndodhi natën e krimit të rëndë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy