Krimi tronditës në Greqi: 20-vjeçarja mbytet në sy të foshnjes dhe burrit të lidhur. Qeni varet në kangjella, që të mos lehte

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krimi tronditës në Greqi: 20-vjeçarja mbytet në sy të foshnjes dhe burrit të lidhur. Qeni varet në kangjella, që të mos lehte

Një krim i tmerrshëm ndaj një gruaje të re ndodhi në orët e para të së martës në një shtëpi në Glyka Nera, dhe konkretisht në Rrugën Panagouli 10.

Sipas informacionit të parë, një grua fatkeqe, njëherësh dhe nëna e një foshnjeje 11-muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32-vjeçar i prangosur në një karrige. Edhe foshnja 11-muajshe e çiftit ishte gjithashtu në shtëpi.

Sipas informacioneve të deritanishme, grabitësit fillimisht e torturuan gruan për t’i zbuluar se ku kishte fshehur para dhe bizhuteri  dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes.

Motivi i autorëve, siç tregon gjithçka, ishte grabitja e shtëpisë. Ata hynë në  shtëpi përmes një dritareje të vogël në katin përdhes.

Advertisement

Sipas informacionit paraprak, burri i 20-vjeçares fatkeqe arriti të zvarritet deri tek telefoni i tij  dhe të lajmërojë policinë për krimin brutal.

Policia vlerëson se kjo është një grabitje. Autorët së pari e vranë qenin që të mos lehte dhe e varën në kangjella.

Sipas raportit të policisë, tre autorë, të maskuar me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri.

Sipas ERT, burri i gruas fatkeqe, me profesion pilot, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 euro, e cila u grabit nga autorët e krimit.

Advertisement

Foshnja u dërgua në spital, ku u gjet se ishte mirë me shëndet dhe më pas u kthye me të afërmit në Glyka Nera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy