“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Krishti u ngjall”, besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën

Besimtarët ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Pas meshës, besimtarët u largouan me qirinj të ndezur në duar, që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati. Festimet do të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme, 5 prill.

Urimet nuk munguan as nga politika.

Advertisement

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë”, shkruan Presidenti Begaj.

“Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar! Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje”, shkruan Meta.

“Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të triumfojë mbi çdo dhimbje dhe padrejtësi. Nga mot gëzuar”, shkruan Basha.

Pashka ortodokse kremtohet të dielën e parë pas ekuinoksit të pranverës, apo të dielën e parë pas hënës së parë të plotë të muajit. Sipas interpretimit biblik me ringjalljen e Krishtit ndodh kalimi nga vdekja në jetë nga e Premtja e madhe kur vdes Jezu Krishti në të Dielën e Pashkëve kur ngjallet.

Advertisement

Kremtimet në Fier

Në vigjilie te Pashkëve, në kishën e Shën Gjergjit në Fier, i pranishëm ka qënë dhe ministri i Brendshëm dhe njëherazi Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste  të Qarkut,Taulant Balla.

Në këtë vizitë i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor dhe deputetë në Kishën Ortodokse të Fierit, Balla , ka uruar të gjithë besimtarët Gëzuar Pashkët teksa ka ndarë urimet edhe me krerët më të lartë të kishës së tejmbushur si asnjëherë .

Ndryshe nga vitet e mëparshmë kur ka vizituar kishën  në Ditën e Pashkëve, këtë herë Balla ka zgjedhur t’i bashkohet besimtarëve të shumtë në mesmatën e vigjilies të kësaj feste që bën bashkë  besimtarët ortodoksë.

Advertisement

Kremtimet në Berat

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në qytetin e Beratit, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u ngjall”, e bashkë me të u ringjall edhe shpresa për botën.

Ceremonia e Pashkës në Berat u kremtua në Katedralen “Shën Dhimitri” dhe u drejtua nga At Petraq Simsia dhe At Johan Qako.

Ceremonia e shenjtë u ndoq nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të Katedrales, duke u lutur në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.

Advertisement

Besimtarët ortodoksë beratas morën pjesë fillimisht në meshën për ringjalljen e Krishtit, që pasoi me lutjen e traditës sipas liturgjisë, me lutje ndaj Zotit dhe duke respektuar të gjitha ritet e kësaj feste.

Më pas, besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj nga imzot Ignati, dritë që çdo besimtar ortodoks e përcjell me vete në shtëpinë e tij, si shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

Mesnata,që shënoi edhe ringjalljes e Krishtit, kulmoi në sheshin qendror të qytetit, jashtë Katedrales “Shën Dhimitri”, ku të gjithë besimtarët ndriçuan qytetin me dritën e Zotit, me qirinj në duar.

Besimtarët ortodoksë beratas uruan të gjithë besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë për më shumë paqe, begati e mirësi në çdo familje shqiptare.

Advertisement

Kremtimet në Elbasan

Besimtarët ortodoksë në qytetin e Elbasanit kanë kremtuar mbrëmë në mesnatë  ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.

Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit imzot Andoni ka mbajtur meshën në kishën ortodokse “Shën Kolli” në Elbasan, Mesha shenjtë u ndoq nga besimtarë të shumtë ortodoksë, brenda dhe jashtë ambienteve të kishës duke u lutur për më shumë paqe dhe jetë më të mirë.

Më pas, besimtarët ortodoksë morën dritë nga drita e Zotit, duke ndezur qirinj. Drita simbolizon për besimtaret ortodoksë një shenjë mirësie dhe për të marrë bekimin e Zotit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy