Kriza dhe çështja “McGonigal”/ Këlliçi dhe Bylykbashi, takojnë Kongresmenin Republikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza dhe çështja “McGonigal”/ Këlliçi dhe Bylykbashi, takojnë Kongresmenin Republikan

Kandidati i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi dhe nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka vijuar takimet në Kongresin Amerikan.

 

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi bën me dije se me Bylykbashin kanë takuar Kongresmenin Republikan Michael Guest.

 

Advertisement

Mes gjërave që ata kanë diskutuar, ka qenë edhe skandali me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjet e këtij të fundit me kryeministri Edi Rama.

 

Bashkë me Belind Këlliçin në Kongresin e SHBA, në Washington DC.

 

Advertisement

Takim i frytshëm me Kongresmenin republikan z. Michael Guest.

 

Informuam mbi situatën kritike ku ndodhet demokracia shqiptare dhe përpjekjet për të penguar PD të garojë në zgjedhje, në një sulm të paprecedent kundër pluralizmit në Shqipëri.

 

Advertisement

Skandali McGonigal, hedh dritë në pusin e errët korruptiv që tregon përpjekjen shumëvjeçare të Edi Ramës për të shkatërruar PD. Ky skandal tregon një herë e përgjithmonë se sa larg ka shkuar Rama për të mbajtur me çdo çmim pushtetin dhe me çdo kusht”, shkruan Bylykbashi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy