
Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi protesta në rast se qeveria nuk merr masa të menjëhershme për përballimin e krizës energjetike.
Duke iu referuar deklaratave të bëra dje nga kreu i qeverisë, ai akuzoi Edi Ramën se po e shfrytëzon situatën e luftës në Ukrainë për të zhvatur dhe për të shkaktuar panik te qytetarët shqiptarë.
“E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Më këto kushte, PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta. Kërkon një bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën. Kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lek dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por, m.q.s. Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se t’iu thotë shqiptarëve siç bëntë me COVID, që do shihnin kodra me kufoma, duhet të marrë këto masa që rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë. E konsideroj të papaërgjegjshëm qëndrimin e Edi Ramës. Kërkon ta mbulojë duke mbjellë terror. Po shfrytëzon luftën për të mbjellë terror. Po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve. Dënoj këtë akt të tij dhe kjo është unike në botë: kreu i qeverisë që bën zëdhënësin e kompanisë së naftës në rast se ai nuk ka aksione në këto kompani. Të merren menjëherë masa, përndryshe opozita shqiptare do të jetë në rruge kundër spekulimit.”