Kriza energjetike/ Berisha paralajmëron Ramën: Merr masa urgjente, përndryshe opozita në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kriza energjetike/ Berisha paralajmëron Ramën: Merr masa urgjente, përndryshe opozita në rrugë

Ish-kryeministri Sali Berisha doli sot në një konferencë për shtyp, ku paralajmëroi protesta në rast se qeveria nuk merr masa të menjëhershme për përballimin e krizës energjetike.

 

Duke iu referuar deklaratave të bëra dje nga kreu i qeverisë, ai akuzoi Edi Ramën se po e shfrytëzon situatën e luftës në Ukrainë për të zhvatur dhe për të shkaktuar panik te qytetarët shqiptarë.

 

Advertisement

“E rëndë është fatura e energjisë elektrike që paguajnë qytetarët dhe bizneset. Më këto kushte, PD kërkon me urgjencë heqjen e plotë të TVSH nga nafta. Kërkon një bonus për të gjitha familjet në nevojë shtesë që të përballojnë krizën. Kërkon heqjen e taksës së qarkullimit prej 270 lek dhe me këto lëvizje çmimet e naftës duhet të zbresin në nivelet e vendeve përreth. Por, m.q.s. Edi Rama i pëlqen ta shfrytëzojë situatën e luftës para se t’iu thotë shqiptarëve siç bëntë me COVID, që do shihnin kodra me kufoma, duhet të marrë këto masa që rëndojnë mbi qytetarët shqiptarë.  E konsideroj të papaërgjegjshëm qëndrimin e Edi Ramës. Kërkon ta mbulojë duke mbjellë terror. Po shfrytëzon luftën për të mbjellë terror. Po bën zëdhënësin e kompanive të naftës. Ai është lajmëtari i parë i rritjes së çmimeve. Dënoj këtë akt të tij dhe kjo është unike në botë: kreu i qeverisë që bën zëdhënësin e kompanisë së naftës në rast se ai nuk ka aksione në këto kompani. Të merren menjëherë masa, përndryshe opozita shqiptare do të jetë në rruge kundër spekulimit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy