“Krizë urie nëse rrisim paga e pensione”/ Rama: Në dy mandate e kemi ulur energjinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Krizë urie nëse rrisim paga e pensione”/ Rama: Në dy mandate e kemi ulur energjinë

Ndonëse me më shumë se 1 orë vonesë, Kryeministri Edi Rama doli në konferencën e jashtëzakonshme për të prezantuar planin e paralajmëruar të qeverisë mbi krizën energjitike.

Fjalën e tij para shqiptarëve, kreu I qeverisë e nisi duke thënë se qeveria që ai drejton jo vetëm që nuk e ka rritur cmimin e energjisë nga 2013 e këtij, por përkundrazi e ka ulur atë.

Ai shtoi se në vitin 2015 qeveria nxorri VKM që mbron familjet në nevojë, duke paguar nga buxheti i shtetit një pjesë të faturës së energjisë të këtyre familjeve..

 

Advertisement

Thonë se ne e paskemi rritur çmimin. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër, dhe gropa e borxhit në sistemin tonë neergjitik kthehej në një humnerë, konsumatorët shqiptarë ishin ndarë në 2 fsha:Familjet me të ardhura mesatare dhe të larta, kishin çmim 13.5 leke/kËh. Në fashën e poshte, kilovati ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë, çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët me 9.5 lekë, qysh në vitin 2015, dhe ky është çmim nën koston e prodhimit. Fasha u hoq, sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh, ku deri te fabrika apo 7 kurora me 7 vila dykatëshe, paguanin si të ishin familje ekonomike. Por me vendim qeverie, krijuam një mburojë për familjet në nev ojë dhe ne financojmë çdo vit diferencën mes 7.7 dhe 9.5”.

 

Më tej Rama u ndal tek pagat dhe pensionet. Ai tha se nëse këto të dyja rriten, vendi rrezikon falimentimin.

 

Advertisement

“. Duhet ta keni mirë parasysh, se nuk ekziston asnjë kryeministër apo qeveri, edhe më e keqja në botë, që dëshirën e parë të mos kenë rritjen e rrogave apo pensioneve. Të rrisësh pagat dhe pensionet apo të ulësh kontributet pa marrë parasysh arkën e shtetit, do të thotë të qeverisësh me mënyrën e Sudes dhe të rrezikosh falimentin e vendit, dhe te shkosh drejt nje krize urie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy