Kronologji/ Si u vranë me gjakftohtësi babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri? Nga kurthi i mikut te “politikani me emrin Taulant”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kronologji/ Si u vranë me gjakftohtësi babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri? Nga kurthi i mikut te “politikani me emrin Taulant”

Për ekzekutimin e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke dënuar përjetë, Ardian e Florenc Çapjan, së bashku me Olsi Lekun. Ndërsa, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli do të vuajnë një dënim prej 25 vjetësh heqje lirie.

 

Dënimin më të ulët me 15 vjet burg e mori Ervis Bardhi, i cili bashkëpunoi me Prokurorinë e Posaçme, duke çuar në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

 

Advertisement

Ai rrëfeu për togat e zeza se Çapjat i dhanë atij dhe Olsi Lekut 50 mijë euro për të vrarë Gentian dhe Nezir Beqirin në shtëpinë e tyre, krim që ndodhi më 15 gusht të 2012.

 

Olsi Leku u ekstradua nga Greqia në qershor të ketij viti, ndërsa nipi i tij, i Ardian Çapjas, Florenci është strehuar në Dubai, shtet me të cilin Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. I vetmi që i shpëtoi burgimit është pikërisht ky i fundit.

 

Advertisement

Përpara gjykatës së posaçme dhe përballë të akuzuarit si organizator, Ardjan Capja, ai zbardhi dinamikën e krimit, që nga takimi i parë me viktimën e deri në ekzekutimin e tij dhe të të atit. Ervis Bardhi dëshmoi se Çapja i premtoi atij dhe Olsi Lekut, 50 mijë euro në këmbim të “kokës” së Gentian Beqirit.

 

“Po kthehesha me Olsin për në Elbasan, kur kemi takuar në rrugë Ardian dhe Florenc Çapjan. Gjatë debateve Ardiani ka thënë që ata do na ndihmonin me para dhe na kanë dhënë 50 mijë euro, por në këmbim duhet të vrisnim një person. Ardiani më ka thënë që përse takohesh me Gentian Beqirin? I kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit, Ardiani më është drejtuar me fjalët vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja.”

 

Advertisement

Bashkëpunëtori i Drejtësisë rrëfeu se dy ditë përpara ngjarjes, me datë 13 gusht, bashkë me Olsi Lekun shkuan për të pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit. Ndërsa, ditën e krimit së bashkë me shokun e tij, Bardhi tregoi se ishin të veshur me kapuç, paruke kaçurrela bjonde e syze dhe të dy ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Menjëherë pasi hynë në shtëpi, Ervis Bardhi pranoi vrasjen me armë të Gentianit, ndërsa babain e tij e mbyti me jastëk Olsi Leku. Por gjatë kësaj dëshmie, Ardjan Çapja reagoi nga kafazi i paraburgimit duke shprehur se Ervis Bardhi po gënjente.

 

Më 21 nëntor të 2022 Ardian Çapja deklaroi:

 

Advertisement

“Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë”. Por pyetjeve të gjyqtarëve për identitetin e plotë të atij që Çapja e konsideron zyrtar të lartë ai u përgjigj duke i thënë se nuk mundet ta bëjë publik pasi i rrezikohet familja.

 

“Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të Gjykatës Së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë..”

 

Advertisement

Sipas të pandehurit, zbardhja e vrasjes së avokatit të tij mbrojtës në 2019 do t’i hapte rrugë faktimit dhe dokumentimit të lidhjes së ngushtë të politikës me krimin në Elbasan. Ai bëri bashkë dy momente: masakrën e 3 shkurtit të 2016 ku mbetën të vrarë 3 persona, mes tyre vëllai dhe nipi i tij dhe mungesën e hetimeve për këtë gjë.

 

Çapja akuzoi prokurorin e Elbasanit Ritvan Suka si të lidhur me krimin.

 

Advertisement

“Nese zbardh vrasjen e avokatit Gurra, do zbulosh thesare…Ritvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant.” Seanca u shoqërua me tone të larta mes të pandehurit dhe prokurorit të posaçëm Behar Dibra, edhe për bashkëpunëtorin e drejtësisë për këtë dosje, Ervis Bardhi.

 

Ndërsa këtë vit më 19 prill Ardian Çapja sërish I vuri gishtin politikës për ngjarjen e rëndë, për të cilën u dënua sot përjetë.

 

Advertisement

“Në masakrën e familjes time është përfshirë politika dhe njerëz që donin te mbanin pushtetin dhe të tjerë që donin te blinin vota. Gjithçka që me është bërë mua, është bërë nga prokurori Ridvan Suka në interes të tij dhe interes të politikës që ai përfaqëson. Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time. Edhe avokati i ndjerë Ravik Gurra ka kërkuar informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit dhe ka vënë dispozicion materiale për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe ka dyshime se ai është vrarë për shkak të informacioneve që dispononte.

 

Në materialin e dorëzuar në Gjykatë, ai kundërshtoi të gjitha dëshmitë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke pretenduar se është instruktuar nga Prokuroria e Elbasanit me qëllim përfshirjen e tij në ngjarje kriminale.

 

Advertisement

“Akuzat janë montuar nga prokuroria e Elbasanit. Prokuroria mjaftohet me fabrikimin e provave te mia për te bërë bilancin përfundimtar përmes mitomanisë që karakterizon Ervis Bardhin dhe mesa dëgjova nga gjykimi Nezir Beqiri ka vdekur pasi është gjetur në shtepi, por per SPAKUN ka vdekur ne vend.  Ervis Bardhi është njeri mitoman, i akuzuar për vepra të renda penale, mashtrues që ka bashkëpunuar me prokurorinë për të krijuar një personazh gënjeshtar,”- deklaroi Ardian Çapja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy